Tre persona kanë humbur jetën e pesë të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin e ndodhur në orën 18:40 të ditës së sotme janë përfshirë dy makina, ku njëra prej tyre ishte mjet zyrtar i Policisë. Katër prej 5 të lënduarve janë zyrtarë policie.

Njësitë e policisë dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësisë rajonale të trafikut rrugor.

Tv Klan