Kina mohon kategorikisht dyshimet e CIA-s se Covid-19 doli nga laboratorët e saj. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Nin tha se kjo hipotezë është jashtëzakonisht e pamundur dhe këtë e vërtetoi edhe ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka vizituar laboratorin e virologjisë në Uhan, prej nga janë hedhur dyshime se ka dalë koronavirusi.

Pekini akuzoi Washington-in se po e përdor çështjen e gjurmimit të prejardhjes së koronavirusit për përfitime politike. CIA publikoi të Dielën një vlerësim të ri ku shprehte besimin se Covid-19 ka dalë nga laboratorët në Kinë, pa specifikuar nëse dalja ishte aksidentale apo e qëllimshme.

Vlerësimi u publikua me urdhër të John Ratcliffe, kreut të ri të emëruar javën e kaluar nga presidenti Donald Trump. Më herët ish-shefi i CIA-s William Burns nën administratën Biden ka refuzuar të pranojë këtë hipotezë, duke i përfshirë edhe variantin se Covid-19 u përhap tek njerëzit, nga kafshët e egra.

Tv Klan