Një avion pasagjerësh është rrëzuar afër Moskës.Avioni i linjës Sukhoi Superjet 100 u rrëzua në një zonë pyjore dhe në momentin e aksidentit ajror ka patur tre anëtarë të ekuipazhit të cilët kanë ndërruar jetë.
Mediat shtetërore ruse shkruajnë se avioni u rrëzua gjatë një fluturimi testues pas riparimeve që ju nënshtrua.
E sanksionuar rëndë për agresionin në Ukrainë në vitin 2022, Rusia është përpjekur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të avionëve.
Avioni besohet se i përkiste gjigantit rus të energjisë Gazprom.
Klan News