Situata pritet të ketë efekt në ekonominë e vendit
Kanë nisur të dalin nga karantina personat e parë që ishin kthyer nga jashtë dhe ishin vendosur në qendrën e studentëve në Prishtinë.
Janë 10 boksierët e ardhur nga Londra para dy javësh, të parët që e lënë karantinën.
“Tashmë do të vazhdojmë vetizolimin në shtëpitë tona. Iu kam ndarë aktivitetet sportive secilit sportist që t’i kryejë nga shtëpi”, thotë Besim Brahimi, trajner i Kombëtares së Kosovës në Boks.
Ndërsa pas rezultatit të analizave pritet të dalin edhe pjesa tjetër e kthyer nga Turqia para dy javësh.
Deri tani në këtë qendër janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.
Situata e krijuar me pandeminë e COVID-19 në Kosovë, pritet të ndikojë në rënien e të ardhurave, fuqisë blerëse dhe investimeve.
“Kosova është e varur nga reminitancat, kemi rënie të këtij burimi që ka rëndësi për ekonominë e vendit. Nga 4.5% kemi rënie në 3.6% të reminitancave. Pako e miratuar nga Qeveria pritet të jetë një ineksion. Pavarësisht kësaj pritet të kemi rënie të të ardhurave buxhetore”, shprehet Gurvenatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për javën e ardhshme për të miratuar një pako të veçantë ekonomike, derisa edhe pakoja emergjente e aprovuar nga qeveria ditë më parë nuk mund të zbatohet në tërësi pa aprovimin e deputetëve të Kuvendit.
Tv Klan