Reformatizimi do të ndodhë. Dy partnerët e koalicionit janë pajtuar të dielën për ndryshimin në qeveri duke ndërruar disa nga ministrat dhe shumicën e zëvendësministrave.
Klan Kosova mëson nga burimet e saj brenda LDK-së se emra të ri në qeveri do të jenë: Edita Tahiri si Ministre e Administratës Publike, Arsim Bajrami si Ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Bukoshi Ministër i Shëndetësisë, Lutfi Haziri Ministër i Kulturës, Robert Muharremi, Ministër i Drejtësisë dhe Bajram Rexhepi, ministër i FSKS-së.
Ndërkohë sipas këtyre burimeve në postet e tyre të deritanishme mbeten kryeministri Hashim Thaçi, dy zv/kryeministrat Hajredin Kuçi e Ramë Manaj, si dhe ministrat Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Enver Hoxha e Justina Pula të PDK-së dhe Skënder Hyseni, Sadri Ferati e Lutfi Zharku të LDK-së.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve Iljaz Ramali nuk ka pranuar ofertën e presidentit për të marrë postin e Ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ende nuk dihet as emri i Ministrit të ri të Bujqësisë.
Pritet të ketë ndryshime edhe në ministritë që drejtohen nga pjesëtarët e pakicës serbe,por ende nuk dihen se kush do të shkojë e kush do të vijë./tvklan.al