Këto pamje nuk janë të ndonjë liqeni, por të rrugës kryesore të fshatit Budrigë të komunës së Vitisë, që pa pësuar nga vërshimet. Një person i moshuar me të meta psikike nga fshati Letnikckë, konsiderohet i zhdukur, ndërsa disa familje të tjera janë evakuuar pasi u janë përmbytur shtëpitë.

Gjendja është alarmante pasi niveli i ujit është duke u rritur. Ndërkaq meteorologët parashikojnë reshje të reja.

“Ne sipërfaqja e ujit ka arritur deri në tapi prej reshjet atmosferik …”

Lumi Morava ka dalë nga shtrati pas shkrirjes së borës në kodrat e përafërta dhe reshjet e shiut. Banorëve u janë ndotur edhe puset nga të cilat ata furnizohen me uj të pijes. Si pasojë është dashur intervenimi i komunës së Vitisë e cila u ka shpërndarë sot ujë.

“Në qoftë se rritet niveli i ujit … me tërheq familjet prej shtëpive, nuk ka asnjë mbrojtje për ta ndal atë. Ata kanë qenë të komunës e kanë parë, mirëpo nuk ka kurrsesi rrugëdalje, se duhet 300 m me mbush me dhe e atëherë më u ndal.”

Brigada e zjarrfikësve të Vitisë janë në gjendje gatishmërie, ata kanë frikë se gjenda do të rëndohet edhe më shumë.

“Niveli i ujit është duke u rrit nuk po ulet, domethënë prej dje në mëngjes jemi duke u kujdes më një makinë këtu. Gjithë kohën një ekip domethënë i zjarrfikësve.”

Këto fshatra edhe më herët kanë pasur probleme me vërshimet. Deri më tani askush nuk është angazhuar për të gjetur një zgjidhje për problemin e tyre./tvklan.al