Partitë politike kanë dorëzuar më në fund emrat e komisionarëve për përballjen elektorale të 27 korrikut në komunë në Kasharit. KQZ nuk harroi t’i tërheqë veshin partive për thyerje të afateve ligjore, gjë që duket t’i ketë vënë në lëvizje.

Leonard Olli: “Pas komunikimit që kemi pasur me KQZ Kashar mësojmë se janë rreth 10 subjekte politike të cilat i kanë sjellë këto propozime, pritet dhe një subjekt i fundit, por që sigurisht nuk pengon procesin më bazik atë të ngritjes dhe të verifikimit të anëtarëve të komisionit që merren me votimet. Vazhdojmë të kemi një kod aktual në fuqi, kështu që komisioni qendrorë i zgjedhjeve operon në bazë të këtij kodi derisa të kemi një kod tjetër.”

Kandidati i Partisë Demokratike, ai i Partisë Socialiste, i koalicionit e Majta për Integrim si dhe një kandidat i pavarur do ë jenë në garën për Kasharin. LSI ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj zone duke i kërkuar atyre vota për kandidatin Alfred Bakalli.

Ilir Meta: “Një njeri që nuk është i lodhur, por përkundrazi është plot energji dhe motivim për t’ju shërbyer të gjithë banorëve të këtij komuniteti pa dallime partiake.”

Zgjedhjet në Kashar do të zhvillohen në 27 korrik. Komuna mbeti pa kryetar pas arrestimit të sh kreut të saj në dhjetor të vitit 2007 nën akuzën ë mashtrimit dhe tjetërsimi të pronave./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi