Altin Goxhaj: “Sot po merret vendimi për vëzhguesit vendor, po merret vendimi për vëzhguesit e pavarur, ata që janë të paanshmit. Ata që do të garantojnë një vlerësim real dhe të pavarur të procesit zgjedhor. Jemi këtu pikërisht për të denoncuar së si kjo skenë është krejtësisht e dyshimtë. Ju lutem shikoni pak raporti i ODIHR-OSBE i ditës së djeshme prezanton dhe hedh dyshime për paanshmërinë e koalicionit të vëzhguesve vendor, pikërisht sepse në këtë koalicion fshihet G99 nëpërmjet “Mjaft”. Pikërisht ne sot u kemi paraqitur emrat, shikoni pak dokumentet ju lutem. I njëjti emër gjendet  në listën e themelimit të partisë G99 në gjykatë, të njëjtët persona gjenden përsëri në listën e “Mjaftit” dhe po këta pasi dështuan listën e “Mjaftit” janë fshehur pas listës së shoqatës për kulturë demokratike. Jam këtu pikërisht për të denoncuar përfundimisht përballë KQZ-së, t’ju them gjithë anëtarëve të mos shëmtojnë, të mos e prishin imazhin e mirë të vëzhgimit shqiptar që kanë bërë shoqatat e pavarura prej 18 vjetësh në Shqipëri. Unë Jam sot këtu për ti bërë një ftesë të hapur një ftesë publike Erion Veliajt dhe kompanisë së tij, ditën e martë dhe ditën e hënë i pres për ballafaqim zyrtar, për të treguar ku kanë shkuar 7 miliard lekë të rinisë shqiptare, 7 miliard lekë ku kanë shkuar 6 vjet.”/tvklan.al