Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli ka qenë në Fier në një takim paraelektoral. Xhuveli në fjalën e tij ka kujtuar ndryshimet që ka pësuar Shqipëria në këto 4 vite, reforma që po na afrojnë me vendet e tjera Europiane.

Lufter Xhuveli: “Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian ka dy komponentë të rëndësishëm që janë zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi i integruar rural nga njëra anë, infrastruktura rurale, mbrojtja e mjedisit dhe e pyjeve nga ana tjetër pa të cilat pa një nivel Europian të tyre Shqipëria nuk mund të jetë pjeëtare e Bashkimit Europian.”

Kreu Partisë Agrare Ambientaliste duke iu referuar këtij synimi i kërkoi votën pro forcës së tij dhe koalicionit qeverisës edhe për një mandat të dytë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku