Kreu i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka në vijim të turit të tij elektoral u ndal në një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Ceka foli mbi kandidimin e tij në Elbasan.
Neritan Ceka: “Mendoj se më i fituari duhet të jem unë që jam elbasanas. Kam qenë krenar për Elbasanin gjithë jetën time. Unë kandidoj në Elbasan pa kandiduar në qarqet e tjera, për të bërë krahasimin me Gjinushin, ose Milon. Unë kam paraqitur kandidaturën time vetëm në Elbasan, duke menduar që në Elbasan më njohin, në Elbasan do më votojnë më shumë, se sa ata që Elbasani nuk i njeh.
Sipas Cekës koalicioni i mazhorancës aktuale është ai që i ka dhënë dhe do t’i japë akoma më shumë qytetit të Elbasanit./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi