Pas përfundimit nga specialistët e bashkisë, plani rregullues i Tiranës do të marrë edhe miratimin e kryeqytetasve. Duke u bazuar në këtë ide, kryebashkiaku Rama në vijim të turit të konsultimeve me qytetarët, e ka prezantuar këtë plan para banorëve të njësisë bashkiake numër 4, 8, 9, dhe 11 për të marrë mendimin e tyre.

Edi Rama: “Ky është një plan, i cili sot është një instrument i vetëm në një territor të kufizuar. Një plan të tillë duhet ta ketë gjithë vendi theksoj edhe mundësitë që na jep ky plan për të sistemuar hapësirat publike në zonat e formuara, si dhe për të vlerësuar objektet me vlera historike dhe arkitektonike në pjesën e vjetër të kësaj zone të Tiranës, duke përcaktuar si mekanizëm dhe një bonus për këto objekte dhe për zotëruesit e tyre, të cilët do duhet të mbështeten nga shteti për konservimin e e trashëgimisë kulturore.”

Banorët janë njohur me projektin që bashkia ka menduar të zhvillojë në zonat e tyre. Sipas kryetarit Rama kontributi qytetar është i rëndësishëm në projektim, ndërtim dhe mirëmbajtjen e zonave të reja që synohen të realizohen./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami