Sali Berisha: Është më e larta në 13 vitet e fundit. Kanë votuar deri tani, deri në orën 12:30 rreth 40% e qytetarëve shqiptar. Në krye të votimit qëndron kryeqyteti, Shkodra, Durrësi, Vlora, Kukësi, Peshkopia ka një pjesëmarrje të admirueshme. Nuk mund të mos shprehja mirënjohjen dhe falënderimin ndaj qytetarëve shqiptar për këtë pjesëmarrje dhe ftesën time më të sinqertë, të votojnë të gjithë, të votojnë sepse duke vendosur besimin e tyre në këtë proces ata firmosin projektin më të mirë që dëshirojnë për 4 vitet që vijnë.”

Gazetare: “Zoti Berisha një gjë është pjesëmarrja dhe një gjë është ecuria e procesit zgjedhor. Deri tani si e vlerësoni ecurinë e këtij procesi ora është 13:00, ndërkohë që janë raportuar nga disa qarqe të Shqipërisë incidente?”

Sali Berisha: “Unë mendoj se në tërësi ky është një proces me zhvillim normal. Fjalën mbi karakterin e tyre do ta kenë 500 vëzhguesit të cilët janë këtu shumica në kuadrin e Odihrit, por edhe në kuadrin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Asamblesë parlamentare të KE-së, Asamblesë parlamentare të NATO-s të cilët do japin në raportin e tyre vlerësimin. U takon, zgjedhjet janë gjithnjë problem kombëtar dhe ndërkombëtar, u takon atyre të bëjën vlerësimin.”

Gazetare: “Zoti Berisha kur duhen dhe 6 orë nga mbyllja e procesit, a jeni i sigurt se deri tani këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme?”

Sali Berisha: “U përket vëzhguesve të bëjnë vlerësimin për karakterin e tyre të lirë dhe të ndershëm. Ajo çka unë konstatoj është që ka një pjesëmarrje të admirueshme, pra ka një entuziazëm elektoral në shoqërinë shqiptare. Sikundër në tërësi po votohet kudo brenda rregullave mendoj unë.”

Gazetar: “Zoti Berisha duke mos e uruar këtë që do them tani nëse zgjedhjet aktuale që po zhvillon do të cilësohen një shans i humbur, cila do të jetë përgjegjësia e qeverisë tuaj?”

Sali Berisha: “Qeveria po bën çdo gjë dhe ka bërë çdo gjë që këto zgjedhje të jenë brenda standardeve dhe të jesh i sigurt se çfarë të jetë në dorë të qeverisë do të jetë strikt brenda standardeve.”

Gazetare: “Megjithatë zoti Berisha duket se ka një mungesë të theksuar besimi dhe në këto zgjedhje nga opozita e cila është e detyruar të përdor ato që u quajtën stilolapsa me mikrokamera, apo modele të tjera që shkaktuan …?”

Sali Berisha: “Kur iu thosha unë që ai fuste çimkat shokëve të vet në çantat e volejbollit, jo ju thoshit po shpik ti. Por nuk hiqte dorë nga çimkat, vetëm kësaj here dëgjoni çfarë ka ndodhur. Kësaj herë ua ka dhënë stilolapsat pa bateri sa nuk kanë regjistruar dot asgjë dhe garantoj shqiptarët se asnjë votë nuk është regjistruar prej tyre sepse kishte blerë stilolapsat, por bateritë jo. Kjo po faktohet prandaj tha policia që nuk regjistruan gjë ato, ata ishin pa bateri, ishin kallp. Unë po them që ai u kthye te zanati i vjetër, por i dha pa bateri ato dhe s’kanë funksionuar, s’kanë funksionuar fare.”/tvklan.al