Sali Berisha: “Për të përshëndetur përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të cilët menaxhuan sot, të paktën sipas të dhënave të deritanishme një proces zgjedhor dinjitoz. E menaxhuan atë në tërësi në frymën e një bashkëpunimi luajal bazuar në ligjin konsensual të miratuar nga parlamenti shqiptar. Natyrisht faza në të cilën hyn procesi zgjedhor është dhe faza vendimtare, por para se të bëj dy komente për të, unë dua të falënderoj shumë  të gjithë qytetarët shqiptar që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces. Dua t’u informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje edhe kjo përbën njësitë më pozitive të tyre. Nuk mund të them shifrën e saktë, por të paktën 15% më e lartë se sa në zgjedhjet e vitit 2005, mund të jetë dhe më shumë, por po rezervohem të mos jap një shifër më të lartë. Kanë votuar fuqishëm më shumë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Elbasani, kanë votuar në tërësi, pra është treguar një entuziazëm elektoral. Tu them të vërtetën  ndaj dhe ju njerëzisht ju kërkoj të mos merreni me përqindjen, se për secilin prej jush është e qartë se përqindja i referohet 3.1 milion zgjedhësve dhe kjo të paktën 1.2 milion nuk janë në Shqipëri dhe ne do të japim përqindjen krahasuese, votimin e 2005 me votimin e 2009. Pra zgjedhjet me pjesëmarrje jo të mirë, pavarësisht nga rezultati se në çdo zgjedhje dikush fiton, dikush humbet, por në të vërtetë të duken si zgjedhje me ngërç. Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë janë zgjedhje ku sovrani flet fuqishëm në mënyrë vibrante, në mënyrë optimiste, entuziaste me zërin e tij dhe këtu pra është meritë e çdo qytetari shqiptar që ka marr sot pjesë në këto votime. Tani zgjedhjet për pak kohë do mbyllen qendrat e votimit sepse orari kështu e përcakton, por aty do vazhdojë ku ka njerëz në radhë. Fat i madh se këto zgjedhje në qoftë se e keni konstatuar kanë qenë më të thjeshta, kanë qenë me një fletë votimi, kanë qenë vërtetë një lehtësi e madhe për qytetarët. Nuk janë karakterizuar nga radhë të mundimshme shumëorëshe, jo kanë ecur më mirë se çdo zgjedhje tjetër që ne kemi zhvilluar. ….”/tvklan.al