Sali Berisha: “Qytetari është i interesuar për qeverinë e re, normale bëhen një zgjedhje, zgjedhjet prodhojnë qeverinë e re, natyrisht koalicioni ynë thashë u certifikua, qeveria e re mund të krijohet sapo KQZ-ja të shpall rezultatin, por kjo nuk do të ndodhë sepse kemi një përcaktim kushtetues. Përcaktimi kushtetues është i tillë që pasi presidenti i republikës e mon kryeministrin, ai brenda 10 ditëve duhet t’i paraqes programin parlamentit të vendit. Ky është një obligim kushtetues. Mirëpo kjo nuk mund të ndodhë para konsituimit të parlamentit të ri, sepse natyrisht programi i qeverisë së re do t’i paraqitet parlamentit që doli nga këto zgjedhje dhe ka të përcaktuar kushtetuta se parlamentit i skado.. mblidhet ditën që i skadon mandati parlamentit tjetër dhe se parlamenti tjetër, mandati skadon atë ditë që është mbledhur. Pra i bie data 3 ose 4 shtator. Në këtë kontekst thirrja ime për ju është që të funksionojmë.. nuk kam ndërmend që të përdor variantin të ecjes me zv/ministra, praktikë sporadike kjo. Jo unë kam ndërmend të vazhdoj me intensitet reformat gjeri ditën e krijimit të qeverisë së re, ndaj dhe unë ju ftoj ju zoti ministër, natyrisht koalicioni do zgjerohet. Por ju ftoj ju zoti ministra që së bashku me bashkëpunëtorët tuaj, me administratën të intensifikojmë të gjitha përpjekjet të intensifikojmë të gjitha përpjekjet që edhe ndonjë gjë e cila mund të ketë pësuar ndonjë shtytje, ndonjë shmangie për shkak të fushatës zgjedhore, të vendosen në agjendë dhe të funksionojë normalisht”./tvklan.al