Gazetarja: “Zoti kryeministër kam 2 pyetje nga Vizion Plus. Së pari, pse po kërkoni të jepni patentë … licensën e operatorit të katërt celular kur kam parasysh këtu AKE-pi, Agjencia e Komunikimeve Elektronike e ka shpallur tenderin të pavlefshëm, për të vijuar të lutem më tej më lejoni për të vijua me tej miratimin e komisionit të veprimtarive prodhuese pa kuorumin e nevojshëm madje me deputetë, me vota të deleguara, pse ky nxitim zoti kryeministër?”

Sali Berisha: “Kjo pyetje është tipike se si pronarët përdorin mediat, sepse Edili bashkë me Edvinin ishin 2 pretendentë kryesorë të licencës, e kuptoni ju apo jo? Dhe tani thonë njëlloj, dëgjoni … se është shumë problematike. E kemi parë ju se si turfullojnë për ARMO-n, vetëm se Besiku i Tajvanit ngeli pa marrë, paçka se kishte prurë 30 milion më pak me Edi Ramën në ofertë. Ishte 100 milion oferta e tyre, ishte 130 milion oferta e atyre që fituan dhe një vit rresht tele Edili nuk thotë gjë tjetër vetëm erret dhe gdhihet me ARMO-n, tani na doli licenca. Po është e vërtetë, por licenca e Edilit dhe Edvinit ishte nja 2 ose 3 milion më pak se sa kjo tjetra. Të lutem 1 minutë, tani si thoni ju do t’ja japim ne këtyre që sollën licencën, pse nuk e bëri 8 milion ai pronari yt. 8 milion ta bënte dhe të shihte nëse do t’ia jepnim tjetër kujt apo atij. Absolutisht atij do ja jepnim pavarësisht se unë them këto që them, pra si mund ta shmangim. Ka interes publik zonjë, tani e di ku është problemi, problemi është se interesi publik nuk mund të cenohet në asnjë rast dhe ky interes është që licenca t’i jepet atij që ka dhënë shumën më të madhe dhe kushtet më të mira dhe kjo është kompania e cila ka në përbërje postën, Telekomin e Kosovës, publik, entin publik. Ka prurë 7 milion, çfarë t’i themi ne tani atij, jo do t’ia japim Edilit, nuk ja japim Edilit me 4 milion.”

Gazetarja: “Në kohën e Nanos keni thënë se privatizimet para zgjedhjeve janë të pamoralshme?”Sali Berisha: “I kam ndërprerë të gjitha përveç kësaj, sot për shembull dhe kam dhënën urdhër, jam dakord me ty absolutisht. Kam dhënë urdhër ministrive që të ndërpriten, por kjo është e një periudhë të paktën minimumi 2-3 muaj përpara dhe nuk do ketë. Kjo është një gjë. Kush të doni ju lutem shkoni dhe merrni çmimin, merrni çmimin. Njëra është 7 milion, tjetra është 4 ose 5 milion dhe fitues u shall ai që ka sjellë, nuk mjafton të bësh presion mbi këtë qeveri për të fituar tenderët, nuk ndodh kjo. Kjo qeveri po të kishte prurë, të garantoj unë ty edhe një herë, Edili po ta kishte prurë atë ofertë me 8 milion do ishte fitues sepse ne nuk shkelim në interes publik, interesi publik është ky.”/tvklan.al