Sali Berisha: “Qeveria disponon të gjitha fondet, të gjitha mjetet e një zhdëmtimi të ndershëm, të plotë dhe total. Jo vetëm të dëmeve të krijuara në shtëpitë, orenditë, malli që kanë patur, por dhe të gjitha dëmet e tjera. E rëndësishme është që sikundër gjer sot në çdo gjë do ketë transparencë të plotë, në përllogaritje, në disbursim. Kjo kërkon projekte të mëdha, më shumë investime të mëdha duhet bërë në ndihma, për të krijuar disiplinën më të madhe të mundshme të prurjeve dhe të shkarkimit të tyre. Argjinaturat e ndërtuara gjatë 2-3 viteve të fundit, të modelit më të mirë duhet të vazhdojnë të shtrihen, do rikonceptohet tërësisht sistemi i … . Një projekt tjetër madhor është thellimi i Bunës. Për ditë të tëra u thanë shqiptarëve se digat u mbajtën të mbushura sepse Berisha donte të shiste energji, me çmim më të shtrenjtë. E turpshme, në qoftë se ishte puna për të shitur energji qeveria ime, KESH-i si ndërmarrje e shiste atë në tetor, në nëntor dhe jo me 17 lekë, por me 50 lekë.”/tvklan.al