Sali Berisha: “I bëj thirrje kryetrarit të PS-së i cili pati rastin gjatë këtyre ditëve të shohë vullnetin tim të qartë dhe të palëkundur për kompromise, për koncesione të nevojshme në mënyrë që opozita të zërë vend në Parlament. I bëj thirrje që ta mbështesë deklaratën e komitetit presidencial dhe të fillojmë menjëherë bashkërisht jetësimin e saj në të gjitha pikat, të cilat janë me të vërtetë do thosha unë parime, përbëjnë parime shumë solide për tërësinë e problemit. Shpresoj edhe njëherë që edhe zoti Rama në këtë frymë ti përgjigjet. Unë e garantoj që, që në mbledhjen e parë të Kuvendit ne jemi të gatshëm në prani të deputetëve socialist së bashku me ta të ndërtojmë komisionin, jemi të gatshëm tu japim shumicën dhe kryesimin komisionit.”/tvklan.al