“Punë, angazhim, përkushtim, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri”. Këto janë ato që presin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sipas kryeministrit të ri të vendit, Talat Xhaferi.

Ai zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ku theksoi se marrja e një detyre të lartë nga një shqiptar nuk është më tabu dhe e pamundur për ta në Maqedoninë e Veriut.

Simbolikën e të qenit i pari kryeministër shqiptar në RMV, Xhaferi e komentoi duke thënë se “punët e mëdha nisin me simbolikën e parë”.


Blendi Fevziu: Çfarë mund të kërkojnë shqiptarët më tej në Maqedoni?

Talat Xhaferi: Shqiptarët mund të kërkojnë punë, punë dhe vetëm punë prej gjithë neve. Punë, angazhim, përkushtim, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri në kryerjen dhe zbatimin e kryerjes së funksionit në drejtim të asaj që është pritshmëria, interesi dhe nevoja parësore e qytetarëve dhe mbarëvajtja e funksionimit të institucioneve të shtetit në favor të interesave të qytetarëve. Punët e tjera janë punë që janë thyer tabu dhe nuk është më temë diskutimi se a bëhet apo nuk bëhet shqiptari kudo që të jetë në funksionet përkatëse dhe më të larta të shtetit. Unë do doja për fund të jap një vlerësim tjetër asaj simbolikës që shumë kush po tenton tek ne me e prezantua vetëm si simbolikë dhe kurrgjë tjetër. Historia e popujve në përgjithësi njeh shumë simbolika se punët e mëdha fillojnë me hapin e parë gjegjësisht me simbolikën e parë. Sado që pretendimi në konotacion të asaj që gjoja eufori. Se diçka është zgjedhja. Simbolika gjithsesi patjetër me e pasur, por simbolika në kontekstin e asaj që do duhet të jetë konteksti historik i kësaj dite e në vazhdimësi tutje, për faktin që ka hapur rrugë për çdo shqiptar tutje që nuk është më tabu, nuk është më e pamundur, por nënkupton që prandaj thashë, ne na duhet punë, punë, punë. Përkushtim, përkushtim, përkushtim. Përgjegjësi,, përgjegjësi, përgjegjësi, ndaj punëve që na besohen.

Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut për 100 ditë. Kjo qeveri do të merret me organizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 8 Maj./tvklan.al