Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekonomik Turqi-Kosovë tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shtetve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, ato fusha janë siguria dhe mbrojtja si dhe zhvillimi ekonomik.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kryeministri Kurti ka treguar për potencialet ekonomike që ka Republika e Kosovës, ndërkaq ka falenderuar Republikën e Turqisë që është nga shtetet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. /klankosova