Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri Majko shkarkon Petro Koçin. Kështu ka deklaruar sot në emër të tij Ministri i Informacionit Musa Ulqini. Kryeministri Majko tha Ulqini ka firmosur shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Koçi dhe tashme ky vendim pret vetëm firmën e Presidentit Mejdani.

I paparashikuar ky shkarkim vjen pas kërkesës së Koçit për dorëheqje dhe rikthimit të tij në post me kërkesën e veçantë të Majkos. Ndonese nuk janë dhënë arsyet e lojës Koçi-Majko dhe anasjelltas ai që është vënë përpara alternativës së shkarkimit ose jo të Ministrit të Brendshëm, është Presidenti Mejdani.

Kryeministri Majko i gatshëm për të zëvendësuar Koçin ka preferuar të mos flasë për gazetarët derisa presidenti të legalizojë kërkesën e tij për shkarkimin e Petro Koçit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego