Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris ku ai dhe delegacioni që e shoqëron atë janë pritur me një ceremoni madhështore mirëseardhjeje në Francë.
Në prani të tyre do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve dhe më pas Rama dhe Makron do të kenë edhe një takim kokë më kokë.
Gjatë vizitës në Paris, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit./tvklan.al