Sali Berisha: “Qeveria që ju votuat ka investuar në qytetin e Kavajës mbi 12 milion euro, ka investuar në tërësi në rrethin e Kavajës mbi 2.5 miliard lekë, ka investuar në rindërtimin e plotë të infrastrukturës së brendshme të këtij qyteti. Një premtim tjetër shumë i rëndësishëm i imi është që ju të keni ujë 24 orë, shpimet janë bërë, rezultati i shpimeve të puseve dëshmon se cilësia e ujit është e shkëlqyer. Duke filluar nga data 1 maj që vjen nga 48 në 70%, unë ju informoj ju se në mënyrë absolute nuk ka qeveri tjetër të ketë bërë një rritje të tillë pensionesh. E kundërta po ndodh, e kundërta po ndodh, për shkak të krizës financiare dhe ekonomike, në vendet tjera po ngrijnë rrogat dhe pensionet. Ne jo vetëm që nuk do ti ngrijmë, por do të bëjmë me datën 1 maj rritjen më të madhe të 4 viteve që shkuan. Majtas është mbrapa, ora e shqiptarëve është ora e djathtë, është ora e historisë. Ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin letërnjoftimet elektronike.”/tvklan.al