Me një deklaratë të ashpër kryetari socialist, Edi Rama, ka theksuar se vendi po keqqeveriset duke ngarkuar me përgjegjësi kryesore kryeministrin Berisha.
Në fakt deklarimet e Ramës i referohen komenteve në shtyp të një diplomati amerikan, përfaqësues i zyrës në Tiranë, i cili preferoi të mbetet anonim.
Për Ramën kjo është shprehja më kuptimplotë e interesimit të Shteteve të Bashkuara për fatet e Shqipërisë, por edhe kulmi i shqetësimit të shprehur ndonjëherë prej tyre publikisht në këta 17 vjet.
Edi Rama: “As në vitin e rëndë 1996 alarmi nuk ka qenë kaq kumbues. Interesimi për Shqipërinë e shqiptarët kaq i madh dhe shqetësimi për keqqeverisjen e vendit kaq i hapur. Shqipëria në NATO s’mund të jetë vendi ku qeveria për t’i pasur duart më të lira që të bëjë në vitin 2009 atë që bëri në vitin 1996 i kërkon zyrtarisht OSBE-së të shmanget nga roli i saj kryesor dhe të ulë fuqinë vëzhguese në vend. Kjo përmban…për Sali Berishën.”
Për kryesocialistin Shqipëria në NATO duhet të jetë vendi i lirive njerëzore, lirisë së informacionit, pushteteve kushtetuese të ndara, si dhe ndarjes së qeverisjes nga korrupsioni./tvklan.alGazetare: Menada Zaimi