Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të gjithë familjarët bujarë që kanë strehuar kosovarët, të pa kënaqur deri tani nga mosmarrja e ndihmave për ushqyerjen e tyre tashmë do të kenë mundësi të marrin pakot e shumëpritura. Kryqi i Kuq ndihmon familjet shqiptare. Pas një rregjistrimi të personave të strehuar në lagjet ku janë vendosur Kryqi i Kuq bënë të mundur dhënien e ndihmave.

Katër pika të këtij Kryqi në Tiranë do të funksionojnë për 11 njësi të Tiranës. Spas listave të bashkisë 32 mijë vetë janë shpërndarë nëpër familje. Vetëm kjo pikë e Kryqit të Kuq merr përsipër shpërndarjen e ndihmave të tre njësive administrative me rreth 1200 familje strehuese.

Një kuti me ndihma dhe batanije janë ndihmat për një muaj për frymë. 1100 persona në ditë mund të marrin ndihma, që të gjitha bashkë ndihmojnë 4000 – 5000 familje kosovare në ditë. Ndaj kjo nisëm e filluar do të vazhdoj për çdo muaj nga Kryqi i Kuq duke ndihmuar përveç kosovarëve edhe bujtësit shqiptarë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti