Gjeorgjia regjistroi një sukses historik, duke kaluar grupin e Europianit. Fitorja 2-0 ndaj Portugalisë, i siguroi vendin e tretë me 4 pikë gjeorgjianëve që avancojnë për në fazën e 1/8-ve.

Në lidhje me kualifikimin historik të Gjeorgjisë për rrugëtimin e mëtejshëm në Euro 2024, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur i kënaqur pasi thotë se ka pasur një performancë fantastike.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Presidenti Duka thotë se tek Gjerogjia i ka pëlqyer grinta, dëshira dhe forca me të cilën luajtën teksa shton se e kanë merituar rezultatin.

Marin Vjollca: Gjeorgjia, një skuadër e vogël, por që arriti për herë të parë që të kalonte në këtë fazë.

Armand Duka: Gjeorgjia ka skuadër të mirë dhe unë prisja që do të bënte diçka të mirë sot dhe e bëri. Kam parë rreth 70 minuta sepse më duhej të udhëtoja për në emision. Vërtetë ajo që më kënaqi tek Gjerogjia ishte grinta dhe dëshira e forca më te cilën luajti dhe e merituan rezultatin. Më pëlqeu që Gjerogjia u kualifikua sepse ka hapa pozitivë prej vitesh. Erdhi me vështirësi në kampionat dhe e meritoi. Të fitosh kundër Portugalisë nuk është e lehtë. Edhe ndeshjet e tjera i ka bërë të mira. Performancë fantastike.


/tvklan.al