Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përsëritur edhe njëherë thirrjen që kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të pastër.
Në një postim të radhës në Twitter, të cilin e shoqëron me vendimin e shpalljes “non grata” të Tom Doshit, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë më shumë se sa kaq.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore në Shqipëri përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq”, shkruan Kim.
Shpallja “non grata” e Tom Doshit nga autoritetet amerikane u bë për shkak se ai dyshohet të jetë përfshirë në afera të mëdha korruptive.
Në vendimin e DASH thuhej se “në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të afërt i ndalohet hyrja në SHBA”./tvklan.al
As Albania’s election authorities prepare elections, it is worth recalling this designation, which was made by the US Secretary of State after careful review of information. Surely, Albania’s voters deserve better than this. https://t.co/VguZvYLwuI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 8, 2021