Espanyol është në zonën e rënies nga La Liga, por për Marash Kumbullën 2025 do të jetë pozitive për ekipin që do të sigurojë mbijetesën.

Mbrojtësi shqiptar ka besim se do të kthehet situata dhe pikët do të vijnë.

Në një intervistë për gazetën katalanase “Sport”, Kumbulla thotë se gjithçka është çështje mentaliteti.

“Nuk jemi të kënaqur për këtë situatë, por kemi shumë ndeshje para për të zhvilluar. Kemi cilësinë për të ecur përpara. Unë mendoj se është çështje mentaliteti. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të gjithë së bashku do të bëjmë mirë”.

Marash Kumbulla është huazuar këtë sezon te Espanyol nga Roma.

Mbrojtësi i Kombëtares ka luajtur në 16 ndeshje në La Liga duke shënuar edhe 1 gol.

Tv Klan