Disa muaj më parë, Marash Kumbulla u transferua tek Espanyol. Shqiptari e pa klubin katalan si një mundësi shpëtimi pasi në Itali nuk po gjente shumë minuta për të luajtur edhe për faktin se vinte pas një dëmtimi dhe një rikuperimi të gjatë. Megjithatë në La Liga, Kumbulla është një nga lojtarët më të mirë të ekipit edhe pse Espanyol po lufton për mbijetesë.
“Duhet shumë më shumë kohë për t’u kthyer në 100%. Isha i sigurt se do të kthehesha në më të mirën time, por e vetmja pyetje ishte se kur.”
Mbrojtësi ka folur për mediat amerikate RG duke vlerësuar vitet në Itali edhe pse me pak minuta për të luajtur.
“Jam rritur shumë nën drejtimin e Mourinhos për sa i përket karakterit dhe mentalitetit tim. Ai të thotë të vërtetën në sy. Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën më të lehtë të luash në një nivel më të lartë.
Kumbulla tregoi edhe arsyen përse zgjodhi të luante për Espanyol
“Trajneri dhe drejtori i klubit nuk premtuan se do të luaja çdo ndeshje, por më bënë të ndihesha shumë i sigurt nga mënyra se si më flisnin. Në fillim, kisha pak frikë, por pas një jave, m’u duk sikur kisha qenë atje për muaj të tërë.”
Media amerikane vlerëson rritjen e futbollistit në ekipin spanjoll. Në vend që t’i nënshtrohej një periudhe graduale, Kumbullës iu dha menjëherë një mundësi për të provuar veten. Që prej atëherë në kampionat dhe kupë, Kumbulla ka luajtrur 17 ndeshje, nga të cilat 16 si titullar. 24-vjeçari ka shënuar edhe një gol.
Tv Klan