Këtë të diel të gjithë vëmendjen tek derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Partizani nuk e rrezikon pozicionin në Final Four dhe kështu futbollistët mund të luajnë disi më të lehtësuar, por është derbi dhe gjithnjë ndaj Tiranës nuk do të ketë tolerime.

“Çdo ndeshje është një situatë ndryshe. Fusha nuk do të ndikojë edhe pse mendoj se tifozët do të krijojnë atmosferë të mirë. Kemi patur disa lojtarë me virozë dhe kam parë që të gjitha klubet e kanë patur këtë problematikë”, tha Aleksandar Veselinoviç, trajner i Partizanit.

Ndërsa Tiranës i duhet maksimumi në këtë takim pasi gjendet në zonën e rënies nga kategoria.

“Mendoj që jemi në moment të mirë, shpresojmë të kemi fatin me vete. Kemi disa mungesa jo vetëm se është derbi lojtarët duhet të bëjnë maksimumin”, tha Shkëmbi.

Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”.

“Kemi pasur pak kohë për tu përgatitur. Duhet të mbajmë një atmosferë të mirë dhe shpirtin e garës për të fituar ndeshjen. Çdo ndeshja është një sfidë e re. Duhet të luajmë me pasion dhe uri për të fituar”, tha Brdariç.

Këtë të dielë luhet edhe Elbasani-Egnatia.

Tv Klan