Ed Sheeran mendonte se ishte homoseksual kur po rritej sepse pëlqente muzikalet dhe Britney Spears. Ylli i popit tregoi se po dyshonte mbi seksualitetin e tij sepse ndihej shumë “i afërt” me anën e tij femërore. 30-vjeçari është i martuar me Cherry Seaborn dhe kanë një vajzë 1 vjeçe.
“Përfundimisht kam një anë femërore, aq sa kur po rritesha mendova për pak se isha gay”, shtoi këngëtari.
“ Nuk jam një djalë makinash, më pëlqejnë makinat e mira, por nuk jam një djalë makinash”, tregoi ai për një podcast në Holandë “Man Man Man”./tvklan.al