Ura e madhe e Kukësit është hapur ditën e sotme dhe një reagim në lidhje me të ka bërë edhe në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama.
Teksa ka shpërndarë një video gjatë natës ku duken dritat që e ndriçojnë investimin më të fundit, Kryeministri uron: Për hajër ura e madhe e Kukësit.
Përveç urimit, Kryeministri Rama ka edhe një lutje pë rata që thoshin u prish ura, të cilëve ju thotë: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë.
Ura e re mbi lumin Drin ka 4 korsi dhe një gjatësi prej 310 metrash. Ajo ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh me bazë prej 270 metrash dhe lartësi prej 56 metrash./tvklan.al