Drita Ziri është modelja 18-vjeçare, e cila pasionin e saj për modeling e ushqeu që në një moshë fare të vogël. E ardhur nga një art, që në thelb ka disiplinën siç është baleti, Drita do të niste papritur rrugëtimin drejt një bote krejtësisht të re për të.

Ajo ka treguar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, se si me shumë punë dhe fat, u përzgjodh që të ishte përfaqësuese e Shqipërisë në konkursin “Miss Earth 2023” dhe më pas të shpallej fituese me një përfaqësim të denjë, ashtu siç duhet prezantuar bukuria shqiptare.

Miss-i, tha gjithashtu një fakt shumë interesant në lidhje me kurorën e famshme të “Miss Earth”. Për fituesen e konkursit, nuk lejohet të merret kurora origjinale në vendlindjen e tyre. Kurora që shikoni të vendosur në kokën e Drita Zirit, është thjesht një imitim.


Orinda Huta: Një kurorë e cila shkëlqen shumë. Shumë e madhe, gjigante! Unë nuk e di sesi e mban. Peshon, apo jo?

Drita Ziri: Peshon, peshon, sidomos kur e mban për një kohë të gjatë. Krijon pak dhimbje, por ajo lumturia dhe dëshira për ta mbajtur e për ta pasur, puna e fortë që ne bëmë, e largon dhimbjen.

Orinda Huta: Kur ti thua peshon, është e bukur edhe kushton njëkohësisht Drita?

Drita Ziri: Po.

Orinda Huta: Sa kushton një kurorë?

Drita Ziri: Nuk kam një shifër konkrete, por e di që kushton sepse, duke qenë që janë perla, janë edhe perla, edhe gurë, domethënë janë shumë… janë të çmuara. Kjo është kurora e re që “Miss Earth” vuri këtë vit në treg, le të themi. Frenki Bozo pati një diskutim shumë të shpeshtë me ata, që unë të kisha mundësi ta merrja në Shqipëri.

Orinda Huta: Pse, nuk donin që ta merrje?

Drita Ziri: Duke qenë se ka një vlerë shumë të madhe, edhe kujdesi e përgjegjësia për të mbajtur është një çikë e vështirë që të…

Orinda Huta: Po sigurisht që një miss nuk mund të iki dot pa kurorën e saj.

Drita Ziri: Absolutisht që jo. Zakonisht, në këto raste, dhe kurora e vjetër, kurora legjendare e “Miss Earth”, ka një imitim. Zakonisht miss-i merr imitimin, që në këtë rast edhe kurora origjinale nuk dëmtohet, nuk mund t’i ndodhë asgjë, por edhe miss-i ka atë kurorën që mund ta tregojë, që po fitova. /tvklan.al