Leku ka vijuar edhe këtë jave të dobësohet kundrejt monedhës se përbashkëte europiane, teksa ka regjistruar sot një tjetër rekord në tregun e lirë të kemit valutor, ku një euro u ble për 135 lekë. Agjencitë e këmbimit pohojnë se leku po humb dita ditës terren ndaj euros, ndërkohë që kundrejt monedhës së gjelbër amerikane ka një luhatshmëri më të vogël.
“Kursi i këmbimit valutor për euron, ka pasur rritje të vazhdueshme nga dita ditës ku sot është caktuar në kuotën 135 në blerje dhe 136 në shitje”.
Sipas kursit zyrtar të Bankës se Shqipërisë, në krahasim me një ditë më parë leku ka humbur terren me të gjitha monedhat kryesore, 1.9% me euron, 3,1% me paundin britanik dhe 1,3% me dollarin amerikan. Disa ditë më parë kryeministri Berisha hodhi idenë e zëvendësimit të monedhës vendase me euron, çka do të eliminonte problemet që rrjedhin nga luhatshmëria e kursit të këmbimit.
Forcimi i euros në raport me lekun i bën më të shtrenjta këstet e kredisë të marra në monedhën europiane për ata qytetare që të ardhurat i kanë në lekë. Dobësimi i lekut i bën më të lira eksportet shqiptare por shtrenjton importet. Për ekspertet ky zhvlerësim ndaj euros lidhet kryesisht me rënien e remitancave dhe nivelin e deficitit buxhetor./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro