Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmjen e së enjtes drejt Turqisë, ku do të pritet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Mirëpritja e Kurtit nga Erdogan do të bëhet në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, raporton Klankosova.tv.

Shefi i qeverisë kosovare është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.

Pas takimit me presidentin turk, Kurti do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

“Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet gjithashtu në kumtesë.