Josip Kuzhes i janë prishur planet. Kish parashikuar të përballej me Danimarkën më modulin e formacionin e ndeshjes me Qipron, por është i dëmtuar Kristi Vangjeli dhe tashmë i duhet të ndërtojë një tjetër modul e një tjetër strategji. Kuzhe në një konferencë për shtyp ka pranuar se në mbrojtje do të s’postohet Ansi Agolli dhe se do të fillojë lojën me dy sulmues. Ndoshta Bogdani dhe Salihi.
Për trajnerin tashmë nuk është i rëndësishëm rezultati, por loja e mirë dhe kënaqësia e tifozëve. Tekniku ka shqetësime të tjera.
Josip Kuzhes: “Kam qenë kritik ndaj futbollistëve këto ditët e fundit për arsye se skuadra duhet të përmirësohet. Na duhet më tepër seriozitet e sidomos në lojë.”
Edhe pse është një ndeshje që bëhet për të respektuar kalendarin. Kuzhe kërkon nga futbollistët që drejton që të përqendrohen. Trajnerët nuk i ka toleruar lojtarët të cilët kanë deklaruar në konferenca shtypi se do të hyjnë për fitore por mesa duket nuk e kanë treguar këtë në seancat e stërvitjes. Në konferencën e ditës për shtyp kanë qenë të pranishëm është futbollistët Dallku e Curri të cilët kanë pranuar se këto ndeshje të fundit kombëtarja luan për prestigjin e saj dhe për të kënaqur tifozët./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe