I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë.
Sipas mediave në Kosovë, bëhet me dije se Lajçak sot pasdite do të përfundojë vizitën e tij në Kosovë pasi disa takimeve që do zhvillojë gjatë ditës.
Në mbrëmje i dërguari i BE do të jetë në Serbi, pasi në orën 19:00 do të pritet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.
Në Kosovë, Lajçak u takua me Presidentin, Kryeministrin dhe disa zyrtarë të lartë, ku diskutuan rreth dialogut që po zhvillohet në Bruksel, i cili ka ngecur për temën e Asocacionit të Komunave Serbe./tvklan.al