Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 11 dhjetor 2024
Komisioni antikorrupsion, Rama: Partia Socialiste, garante e paprekshmërisë së reformës në drejtësi
Kryeministri Edi Rama siguron faktorin ndërkombëtar se Partia Socialiste do jetë garante e paprekshmërisë së reformës në drejtësi. Ai thotë se çdo ndërhyrje në këtë drejtim nëse do të jetë e nevojshme do të bëhet e koordinuar me BE-në dhe SHBA-në.
PD feston 34-vjetorin e themelimit. Berisha: Fitorja e zgjedhjeve të ardhshme, në dorën tonë
Partia Demokratike feston sot 34-vjetorin e themelimit të saj. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se fitorja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit është në dorën e opozitës, ndaj u bëri thirrje demokratëve të luftojnë për çdo votë.
Gjykata e lartë hap garën pë kreun e ‘’GJK’’: Zaçajt i mbaron mandati në mars 2025
Gjykata e Larte hap garën per te zëvendësuar kreun e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se kryetarja Holta Zaçja nuk e shpalli vakancen. Gjykata e Larte sqaron se mandati i saj përfundon ne mars te vitit 2025, ndërsa Zaçja pretendon se afati është fundi i vitit te ardhshëm.
Dalin rezultatet e garës për shef komisariati, aplikantët dy ditë kohë për të ankimuar vendimin
Policia e Shtetit publikon rezultatet paraprake për garën për shefa komisariatesh. Nga 274 aplikantë, 102 prej tyre që kanë marrë deri në 70 pikë janë pretendentë për t’u emëruar shef në 1 prej 48 komisariatet në gjithë vendin.
Prokuroria speciale e Hagës thërret Kurtin. Kryeministri do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit
Prokuroria Speciale e Hagës do të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, i cili thotë se kryeministri do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit, por pa bërë të ditur se për cilën çështje.
Vendosen Botërorët. 2030 do të zhvillohet në 3 kontinente, 2034 në Arabinë Saudite
FIFA zyrtarizoi organizatorët e Kupës së Botës 2030 dhe 2034. Kompeticioni i parë do të mbahet në 3 kontinente: përkatësisht në Europë, Afrikë e Amerikë e Jugut, ndërsa tjetri në Arabinë Saudite.