Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 10 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 10 Dhjetor 2024
“Venecia” publikon opinionin për “Xhaçkën”. PS: Deputetet, të lirë të votojnë. PD: Është shuplakë për mazhorancën
Komisioni i Venecias publikoi opinionin per mandatin e Olta Xhaçkes. Socialistet thone se Venecia u jep te drejte atyre, pasi shprehet se vota e deputetit nuk mund te kushtëzohet, ndersa demokratët e quajnë shuplakë ndaj mazhorancës.
Veliaj reagon ndaj akuzave të Berishës: BKH nuk kishte vendim për kontroll, por bashkëshortja bashkëpunoi
Kryebashkiaku Erion Veliaj reagon ashpër ndaj akuzave te bëra nga Sali Berisha, ne lidhje me hetimet e SPAK. Ai thotë se agjentet e BKH nuk kishin vendim gjykate per te ushtruar kontroll, por megjithatë bashkëshortja e tij bashkëpunoi.
Rama, , mesazh Shkupit: Gjuha Shqipe nuk preket me vendim gjykate, mban të bashkuar RMV
Një ditë para vendimit të gjykatës, kryeministri Edi Rama i dërgon mesazh të fortë Shkupit sa i takon përdorimit te gjuhës shqipe. Ai thote se shqipja nuk preket me vendim te Gjykates Kushtetuese, pasi eshte nje materie qe mban te bashkuar Maqedonine e Veriut.
Dosja “Buka”, GJKKO urdhëron SPAK: Plotëso hetimet për Ahmetajn brenda 10 Marsit 2025
SPAK do të duhet të vijojë hetimet për atë që njihet si çështja “Buka” pasi Gjykata e Posaçme e ktheu mbrapsht dosjen për t’u plotësuar. Prokuroria e Posaçme ka afat deri në 10 mars të vitit të ardhshëm për të kryer detyrat e lëna nga gjykata.
Izraeli bombardon Sirinë: Nuk duam që armët kimike të bien në duart e ekstremistëve
Ushtria izraelite kryen bombardime të ashpra në të gjithë Sirinë. Kryeministri izraelit Netanjahu tha se në shënjestër ishin bazat e armëve kimike të ish-regjimit të Asadit që sipas tij nuk duhet të bien në duart e ekstremistëve.
/tvklan.al