#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 11 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Janar 2022

Pranga dy zyrtarëve të lartë të MFE dhe një përmbaruesi. Do vidhnin 1.2 mln euro

Arrestohen për shpërdorim detyre Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori Juridik në Ministrinë e Financave, si dhe një përmbarues. Të tre këta shtetas do vidhnin 1.2 milion euro duke kompensuar dy here një qytetar per nje prone qe nuk ishte e tija

400 mijë eurot pa zot, nis hetimi për pastrim parash. Në site e gjithë pasuria e Alda Klosit

Prokuroria e Tiranes nis hetimin per pastrim parash per 400 mije eurot qe u gjeten ne shtepine e Rozeta Dobit. Hetuesit dyshojn se askush nuk po u del per zot pasi mund te jene perfituar nga aktiviteteve te paligjshme.

Përçahet grupimi “Alibeaj”. Nisin procedurat për shkarkimin e tij. Berisha: Mjeran i Ramës

Percahet grupimi i Enkelejd Alibeajt. Deputetet mbeshtetes nisin procedurat per shkarkimin nga drejtimi i grupit, ndersa vendimi i tij per përjashtimin e 4 deputeteve shkakton reagime te forta. Berisha e quan mjeran qe i merr urdhrat nga Rama

Çuçi: Policia s’ka shkop magjik për fatin e Ervis Martinajt. Po punon çdo ditë

Ministri i Brendshem, Bledi Cuci deklaron se policia po punon cdo dite per te zbardhur fatin e te shumekerkuarit Ervis Martinaj, por ai kerkoi te behet durim, per shkak se behet fjale per nje ceshtje te nderlikuar.

BB: Ekonomia globale pranë recesionit. Rritja për Shqipërinë do të jetë 2.2 % në 2023

Banka Boterore paralajmeron se ekonomia globale rrezikon te bjere ne recession dhe pergjysmon parashikimet. Per Shqiperine, ajo vlereson se rritja ekonomike kete vit do te jete vetem 2.2 perqind.

Debate në RMV për darkën e Tiranës, Kovaçevski. Rama, mik i vendit tonë

Shkakton debate ne Shkup darka e kryeministrit Rama me drejtuesit politike shqiptare te Maqedonise se Veriut. Opozita akuzon per tradheti, ndersa kryeministri Kovacevski thote se Rama eshte mik i vendit fqinj./tvklan.al