Jo vetëm për të krijuar foto dhe video, Inteligjenca Artificiale duket se po përdoret dhe në kinematografi. Do të habiteshit nëse do të mësonit se me anë të Inteligjencës Artificialë mund të krijonit një film brenda 24 orëve, por ja që në fakt është vërtetë e mundur.

Regjisori Bruno Carnide gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan tregon se ka realizuar film me Inteligjencën Artificiale brenda 24 orëve. Kjo e bën atë të parin regjisor në botë që arrin të realizojë diçka të tillë. “Vura makinerinë të bëjë punën time”, tha ai teksa tregon realizimin e filmit të shkurtër prej 3 minutash.

“Përvoja ime e parë me Inteligjencën Artificiale ishte vitin e kaluar. M’u deshën vetëm 24 orë që të prodhoja një film të shkurtër prej 3 minutash.”

Por mesa duket regjisori nuk u mjaftua me kaq, pasi më vonë realizoi një film tjetër i cili i mori 6 muaj kohë. “Këtë radhë punova shumë”, sqaroi ai teksa shtoi se nuk pranoi që ta linte çdo gjë në dorë të makinerive.

“Në atë kohë thjesht e vura makinerinë që të bënte punën time. Nuk mora shumë vendime. Në atë mënyrë mund të jetë shumë e kollajtë dhe shumë e shpejt. Mund të prodhosh diçka brenda një dite. Megjithatë, m’u deshën 6 muaj për të bërë këtë film që kam te Panorama e Inteligjencës Artificiale. Këtë radhë punova shumë dhe u mora me mënyrën se si doja që të dukeshin gjërat. Nuk pranoja gjithçka që më jepte makineria.”

I pyetur nëse Inteligjenca Artificiale do të shkatërrojë filmat normalë në të ardhmen, regjisori shprehet disi skeptik.

“Është një vendim i vështirë. Mendoj se nga pikëpamja artistike, nuk ka për ta shkatërruar sepse gjithmonë kemi vizionin e regjisorëve aty. Po, për sa i përket videove komerciale, reklamave, ndoshta edhe ca gjëra televizive, mund ta shkatërroj pak për shkak të voice-over-ave dhe avatarëve. Gjërat mund të bëhet më lehtë dhe shpejt.”/tvklan.al