#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 11 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Korrik 2023

Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen për Ahmetajn. Avokatët: Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri.  

Keshilli i Mandateve shtyu per te mërkurën vijimin e mbledhjes per shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, i akuzuar për korrupsion për inceneratorin e Elbasanit. Avokatët thanë se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri.

Tërhiqet më në fund Kurti. Pranon të zvogëlojë dhe të mbajë zgjedhjet në veri.

Tërhiqet më së fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Qeveria e Kosovës ka pranuar të plotësojë kërkesat e Bashkimit Europian dhe të zvogëlojë praninë e policisë në veri dhe të zhvillojë zgjedhjet e reja në 4 komunat me shumicë serbe.

Rama: Veriu i Kosovës, vatër zjarri. Shefi i NATO-s: Dy vendet të ulin tensionet.

Kryeministri Rama deklaroi ne samitin e NATO-s se veriu i Kosovës mund të kthehet në një vatër zjarri ndaj beri apel për dialog. Ndersa Sekretari i Pergjithshem, Jens Stoltenberg i beri thirrje Prishtines e Beogradit te ulin tensionet.

Prokuroria mbyll hetimet për vdekjen  e Jonadës. Polici Tase akuzohet për vrasjen.

Prokuroria mbyll hetimet per vdekjen e vajzes 7 -vjecare ne plazhin e Potamit 1 vit me pare dhe ngre akuzen e vrasjes me dashje ndaj ish -efektivit te policise, Arjan Tase, i cili e goditi ate me motorin e nje gomonie ne afersi te bregut.

CNN sugjeron Shqipërinësi destinacion për këtë verë: Do gjeni plazhe mbresëlënëse dhe mikpritje.

Gjiganti mediatik botëror CNN u rekomandon amerikanëve dhe europianëve bregdetin shqiptar si destinacion për kalimin e pushimeve gjatë kësaj vere. Turistëve u kujton se në Shqipëri do të gjejnë plazhe mbreslënëse dhe mikpritje bujare.

/tvklan.al