#lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 11 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Olta Xhaçka mban mandatin, kuvendi voton kundër dërgimit në kushtetuese

Kuvendi vendosi me shumicë votash te mos e dergoje mandatin e deputetes Olta Xhaçka per vlerësim papajtueshmerie në Gjykatë Kushtetuese. Ish-ministrja tha se nuk kishte përfituar para publike dhe se akuzat ndaj saj ishin shpifje

Rama, vizitë zyrtare në Francë. Takim kokë më kokë me Macron. Firmosen disa marrëveshje

Me ftesë të presidentit Emanuel Makron, kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë dy-ditore në Francë. Dy liderët do të ketë një takim kokë më koke, ndërsa mes dy vendeve do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh.

SPAK kërkon 93 vite burg për laboratorin e Frakullës, 10 persona të përfshirë në trafikun e 485 kg kokainë

SPAK kërkon dënimin me 93 vjet burg ne total për 10 personat e akuzuar si te përfshirë ne laboratorin e kokainës qe u zbulua ne nëntor te vitit 2022 ne Frakull te Fierit. Hetimet zbuluan se ata e sillnin kokainën nga Kolumbia.

Balla: 200 km rrugë kryesore, monitorim me radar. Nën vëzhgim hapësirat pranë shkollave

200 kilometra rrugë kryesore në Shqipëri së shpejti do të monitorohen me kamera dhe radar. Lajmin e dha ministri i Brendshëm Taulant Balla që tha se me kamera do të vëzhgohen edhe hapësirat pranë shkollave.

Zbulimi i rezervave të hidrogjenit në Bulqizë, Reuters: Lajm i mirë. Ekspertët: Rast i rrallë

Agjencia e lajmeve Reuters i kushton vëmendje Bulqizës, zonës ku është bërë i pari zbulim në botë i një rezerve natyrore të hidrogjenit. Ekspertët shqiptarë shprehen se sasitë janë shumë më të mëdha, nga sa u konstatuar në një studim në janar.

“Euro 2024” do të ndiqet nga 5 miliardë shikues. Mbi 100 kanale televizive do transmetojnë turneun

Mbi 5 miliardë teleshikues pritet të ndjekin “Euro 2024” në televizor. Do të jenë mbi 100 kanale botërore që do të transmetojnë këtë eveniment ndërsa në Shqipëri do të mund ta ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në Tv Klan.

/tvklan.al