#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Janar 2023
Rriten me 2 lekë çmimi i naftës. Benzina 12 lekë më shtrenjtë.
Bordi i Transparencës vendos të rritë çmimet e karburanteve në vend. Nafta kushton tashmë 9 lekë më shtrenjtë në pikat e tregtimit me pakicë ndërsa benzina u rrit me 12 leke për litër. Gazi i lëngshëm për automjete nuk ndryshon.
“Grupi Alibeaj” tërheq në apel kërkesën për njohjen e kuvendeve. Berisha: Tallje me veten.
“Grupi Alibeaj” terheq kerkesen ne Apel per njohjen e dy kuvendeve te thirrur nga Basha, me arsyetimin se vendimi i hap rruge shqyrtimit te ceshtjes se vules. Kryetari Berisha e quan tallje me veten te Rames, Bashes dhe Alibeajt.
Reshje intensive në Kukës e Shkodër. Emergjencat civile vihen në gatishmëri.
Shqiperia perfshihet nga moti i keq me rreshje shiu. Sinoptikanet parashikojne shira te rrembyeshem dhe permbytje ne Shkoder, Kukes, Diber e Lezhe. Emergjencat civile vihen ne gatishmeri.
Evakuohen banorët e dy pallateve të pabanueshme që nga tërmeti i 2019-ës.
Autoritetet lokale kanë evakuuar banorët e 2 pallateve në Bulqizë, të cilat ishin shpallur të pabanueshëm që në tërmetin e 2019-ës. Një pjesë e tyre që nuk pranonin të largoheshin janë nxjerrë nga policia pas tërmetit të fundit.
Pendohet 56–vjeçari i arrestuar për terrorizëm, pranon gjykimin e shkurtuar.
Pendohet 56-vjeçari Ibrahim Lekica, i arrestuar për thirrje dhe nxitje të terrorizimit. Ai ka mohuar te ketë pasur si qellim nxitjen e akteve terroriste dhe ka kërkuar gjykim te shkurtuar, për te përfituar ulje dënimi.
Kanceri i prostatës “tradhëtoi” bosin e “Cosa Nostra”, kurohej me identitet të rremë.
Kurat kundër kancerit te protates çuan në zbulimin dhe kreut të “Cosa Nostras”, Mateo Mesina Denaro. 60-vjeçari përdorte një identitet të rremë kur shkonte për konsulta në klinikën private ku u arrestua./tvklan.al