#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 17 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 17 Janar 2023

Rama: Çdo ditë po përballemi me sulme kibernetike. Duhet më shumë bashkëpunim.

Kryeministri Edi Rama thotë se sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale të vendit janë të përditshme. Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, Rama kërkoi më shumë bashkëpunim mes vendeve për të rritur mbrojtjen kibernetike.

‘’Grupi Alibeaj’’ tërheq në Apel kërkesen për njohjen e 2 Kuvendeve. Berisha: Tallje me veten.

“Grupi Alibeaj” tërheq kërkesën ne Apel per njohjen e dy kuvendeve te thirrur nga Basha, me arsyetimin se vendimi i hap rrugë shqyrtimit te çështjes se vulës. Kryetari Berisha e quan tallje me veten te Rames, Bashes dhe Alibeajt.

Rritet me 9 Lekë çmimi i naftës. Benzina 12 Lekë më shtrenjtë.

Bordi i Transparencës vendos të rritë çmimet e karburanteve në vend. Nafta kushton tashmë 9 lekë më shtrenjtë në pikat e tregtimit me pakicë ndërsa benzina u rrit me 12 leke për litër. Gazi i lëngshëm për automjete nuk ndryshon.

Reshje intensive në Kukës e Shkodër. Emergjencat civile vihen në gatishmëri.

Shqipëria përfshihet nga moti i keq me reshje shiu. Sinoptikanet parashikojnë shira te rrëmbyeshëm dhe përmbytje ne Shkodër, Kukës, Dibër e Lezhe. Emergjencat civile vihen ne gatishmëri.

Evakuohen banorët e 2 pallateve në Bulqizë, të pabanueshëm nga termeti i 2019-ës.

Autoritetet lokale kanë evakuuar banorët e 2 pallateve në Bulqizë, të cilat ishin shpallur të pabanueshëm që në tërmetin e 2019-ës. Një pjesë e tyre që nuk pranonin të largoheshin janë nxjerrë nga policia pas tërmetit të fundit në Klos.

Pendohet 56-vjeçari i arrestuar për terrorizëm pranon gjykimin e shkurtuar.

Pendohet 56-vjeçari Ibrahim Lekica, i arrestuar për thirrje dhe nxitje të terrorizimit. Ai ka mohuar te ketë pasur si qellim nxitjen e akteve terroriste dhe ka kërkuar gjykim te shkurtuar, për te përfituar ulje dënimi.

Kanceri i prostatës ‘’tradhtoi’’ bosin e ‘’Cosa Nostra’’, kurohej me identitet të rremë.

Kurat kundër kancerit te prostatës çuan në zbulimin dhe kreut të “Cosa Nostras”, Mateo Mesina Denaro. 60-vjeçari përdorte një identitet të rremë kur shkonte për konsulta në klinikën private ku u arrestua.

/tvklan.al