#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 24 Janar 2023
Tv Klan zbardh dosjen e vrasjes së Edmond Papës: Familja e Sadikajt po përgatitej për hakmarrje.
Televizioni Klan zbardh dosjen e plote te vrasjes se Edmond Papes. Prokuroria thote se familjaret e Aleksander Sadikajt po pergatiteshin te merrnin hak ndaj biznemenit, pasi dyshonin se ai ishte autori i atentatit te qershorit 2022.
Presidenti i Biden propozon Davidv J.Kostelancik si ambasador në Shqipëri. Pritet votimi në Senat.
Presidenti Bajden propozon David Kostelancik si ambasador te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. Diplomati qe ka punuar me pare ne Tirane dhe qe flet shqip do te duhet te marre edhe miratimin e Senatit.
Berisha: Hetim lidhjeve të Ramës me McGonigal. E pagoi për rusët dhe për të hetuar lobistët e PD.
Partia Demokratike kerkon hetim parlamentar per lidhjet mes kryeministrit Rama dhe ish -drejtori te kunderzbulimit ne FBI.
Reagon kreu i qeverisë që thotë se akuzat ndaj ish-zyrtarit të FBI nuk kanë lidhje me të, pasi në të kundërt do i kishte nxjerrë hetimi
Aksident fatal në Laç. Humb jetën fëmija 2-vjeçar, plagosen prindërit.
Një fëmijë dy vjeç humbi jetën gjatë një aksidenti fatal që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqëzimin e Fushe-Kuqes në Laç. Si pasojë e përplasjes mbeten te plagosur edhe dy prindërit e tij, të cilët gjenden ne spital jashte rrezikut per jeten
1400 ha ende nën ujë, nis tërheqja në Dajç. Borë në zonat malore, akset nacionale të hapura.
Mbetet e pandryshuar harta e përmbytjeve në Shkodër, ku afro 1400 ha tokë janë ende nën ujë. Në zonat malore jane regjistuar reshje debore, por akset rrugore kombetare jane te hapura.
Erdogan reagon ashpër ndaj djegies së Kuranit gjatë protestave në Suedi.
Presidenti turk Erdogan reagon ashper ndaj djegies se Kuranit ne protestat kunder myslimaneve ne Suedi, duke paralajmeruar bllokimin e antaresimit ne NATO. Por Stokholmi nuk duhet i shqetesuar.
Juventus rrezikon edhe garat evropiane. UEFA mund të dënojë për sjellje josportive.
Pas denimit me 15 pike, Juventus rrezikon edhe garat europiane. UEFA mund ta denoje per sjellje anti -sportive dhe mund ta rrise gjoben nga 3.5 ne 23 milione euro, duke shuar enderren per nje vend ne Europe.
/tvklan.al