Spiker: Drini Zeqo
Headlines 24 janar 2025
Onkologjiku, partneritet me spitalin e njohur izraelit. Rama: Ndihmë në trajtimin e pacientëve.
Nje prej spitaleve izraelite me te mira ne bote do te ndihmoje ne menaxhimin e Qendres Spitalore “Nene Tereza”, me fokus te Onkologjiku. Kryeministri Rama thote se asistenca do te konstatoje ne trajtimin e pacienteve dhe rritjen e kapaciteteve njerezore.
Berisha: 2 në 3 emigrantë, pa dokumenta. Të lejohen të votojnë. Protesta para ambasadave tona.
Opozita kembengul qe emigrantet te lejohen te votojne edhe me pasaporta te huaja. Berisha thote se 2 ne 3 emigrante jane pa dokumenta dhe ben thirrje qe te nisin protestat perpara ambasave shqiptare ne Europe.
GjKKO dënon me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.
Gjykata e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar denoi me 1 vit burg kryetarin e Bashkise se Rrogozhines, Edison Memollen. Ai u gjet fajtor per korrupsion zgjedhor, pas hetimeve qe nisen nga nje audiopergjim.
Vritet në rrethana misterioze një 48-vjeçar. Autorët e qëlluan me armë me silenciator.
Vritet ne rrethana misterioze ne oret e para te mengjesit, ne Zall Mnerr te Tiranes nje 48 -vjecar. Autoret dyshohet ta kene qelluar me arme me silenciator, ndersa automjeti i perdorur prej tyre u gjet i djegur disa ore me pas nga policia.
Afganët e Shëngjinit, të zhgënjyer nga Trump: Pa ndihmën e SHBA, e ardhmja jonë në rrezik.
Afganet qe vendosur ne Shengjin ne pritje per t’u larguar drejt Shteteve te Bashkuara shprehen te zhgenjyer me vendimin e presidentit Trump per te mos i pranuar. Ata thote se pa ndihmen e Uashingtonit e ardhmja e tyre eshte ne rrezik.
Putin jep dritën jeshile: I gatshëm të takohem me Trump për Ukrainën
/tvklan.al