Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Loja virale, të godasësh në shenjë me një sy, shpërthejnë të qeshurat

Një lojë në rrjet është kthyer në virale e kemi vendosur “ta eksperimentojmë” me qytetarët në Tiranë.Përballë personit vendoset një shishe plastike e ai duhet të qëllojë me gisht tapën, duke mbyllur njërin sy. Loja, që duket e pamundur, ka shkaktuar shumë humor, tek ata, që “ranë në rrjetën” tonë.

Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet

Në 9 janar të këtij viti transmetuam denoncimin e zotit Ergin Isa, i cili u drejtua në redaksinë tonë, pasi ka një rrobaqepsi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë. Në muajin prill firmosi një kontratë me firmën Do-Al shpk në Tiranë. Sipas marrëveshjes, Ergini do të qepte nepërmjet rrobaqepsisë sasi të ndryshme rrobash dhe do të merrte një pagesë të caktuar. Bëri disa punë, si qepje xhupash dhe bluzash dhe iu tha, se në fund do të merrte pagesën, por kjo nuk ndodhi. Pagesa, që duhet të merrte ishte 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepsisë së tij dhe ato tashmë janë larguar. Ne shkuam pranë fasonerisë Do-Al Textil Shpk dhe veprimi i parë, që administratorja bëri, ishte fshehja në zyrë. Ajo nuk pranoi të sqarojë problematikën, por thirri policinë, për të bërë denoncim për hyrje pa leje në godinë, edhe pse ne kishim leje nga pronarët.Pas këtij transmetimi, denoncime të tjera vërshuan në redaksinë tonë.Armanda Gjata tregon, se ka punuar pranë fasonerisë nga muaji janar deri në muajin gusht dhe më pas ka dhënë dorëheqjen, pasi kishin vonesë rrogash. Ajo thotë, se ka një pagë të papaguar dhe 5 muaj pa sigurimet shoqërore.Drande Dedaj thotë, se ka punuar makiniste një vit dhe nuk iu ka dhënë pagesën, që u jepej në dorë prej muajit prill dhe ka 8 muaj të pasiguruar.Etleva Barci dëshmon gjithashtu, se ka punuar si makiniste gati 3 vjet e gjysëm. Ka për të marrë paratë për 20 ditë punë dhe ka disa muaj boshllëqe në sigurimet shoqërore.Ne u drejtuam pranë Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit të punës dhe Armando Loga, përgjegjësi i inspektimit, na tregon, se cështja është dërguar për kompetencë pranë Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës, për të vjelë detyrimet e subjektit. Ndaj këtij subjekti është vendosur një gjobë dhe i është lënë detyrë, që të bëjë pagesat. Sipas tij, gjykata është institucioni, që do të detyronte subjektin, të shlyente detyrimet.

Në varfëri ekstreme, “Stop” dhe “Bashkë për shpresën” solidarizohen

Bashkë me Fondacionin “Bashkë për Shpresën”, kemi shpërndarë ndihma ushqimore për disa familje në vështirësi. Jemi vendosur në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku kemi ndihmuar zonjën Mira Bregu.Po kështu kemi shprehur solidaritetin me familjen Lama në fshatin Shullaz të Lacit,më Anjeza Lilën në Sanxhak të Lacit, familjen Gjonaj në Shpërdhet Mamurras,familjen e Prel Tomës në Babrru, Leonora Bulicës në Bathore dhe Elisa Sulejmanin në zonën e xhamllikut.Katerina Lipe bën apel për nënën e saj Alma Lipe, e cila prej tre muajsh vuan nga një sëmundje degjenerative e muskujve dhe nuk mundet të lëvizë e as të flasë. Fondacioni bashkë për shpresën, menaxheri Xhulio Bleta, ka marrë përsipër të mbulojë vizitat e zonjës Alma për një kohë të pacaktuar.bor

/tvklan.al