#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 27 Qershor 2023

SPAK zbardh 2 atentate me pagesë në Fier. Arrestohet porositësi që dha 80 mijë Euro.

SPAK zbardh 2 atentate te dehtuara ndaj nje biznesmeni ne vitet 2017 dhe 2019 dhe ve ne pranga porositesin e tyre. Ngjarjet u zbardhën pas deshmise se te penduarit te drejtesise, Henrik Hoxhaj, qe kishte pasur rolin e ekzekutorit.

Rama në Bruksel: Nëse Kosova e Serbia nuk bien dakord, pasoja të trishta për të gjithë.

Pas takimeve te zhvilluara ne Bruksel me presidenten Von der Layen dhe komisionerin Borrell, kryeministri Rama thote se Kosova e Serbia duhet te ulen per te gjetur dakordesi, perndryshe pasojat do te jene te trishta per te gjithe.

Senatorët, letër Bidenit: Tensionet në Kosovë rrezikojnë paqen e brishtë në rajon .

Nje grup senatoresh amerikane i kerkojne presidentit Biden te nderhyje per te qetesuar situaten ne Kosove, pasi tensionet po rrezikojne paqen ne rajon. Ata shprehin pakenaqesine me dy vendet, ne vecanti me Kosoven.

Euro mbetet nën 110 Lekë. Ekspertët: Është vendosur raport i ri në tregun e këmbimit.

Euro vijon të qëndrojë prej një muaji nën nivelin e 110 lekëve. Ekspertet shpjegojne se në treg eshte vendosur tashme nje raporti i ri mes monedhave dhe sugjerojne qe bizneset te pershtaten me kursin e ri te kembimit.

Moska fal ‘’Wagner’’. Putin: Organizatorët e rebelimit donin të bëhej vëllavrasje.

Moska terheq perfundimisht akuzat ndaj grupit te mercenareve “Wagner”. Vladimir Putin thote se organizatoret e rebelimit jane tradhetare qe donin te shkaktonin vellavrasje per t’u sherbyer armiqve te Rusise.

/tvklan.al