Si pasojë e pandemisë Covid-19, njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë që shumë momente të bukura dhe raste të veçanta të festohen pa praninë e personave më të dashur.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me këngëtaren Jonida Maliqi. Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë të ditur se këtë vit nuk mund të ishte e pranishme në ditëlindjen e motrës së saj Xhilda.
Dy motrat jetojnë larg njëra-tjetrës dhe Jonida në postimin e saj shkruan se prej një viti nuk takohet me motrën e saj dhe ndjen dhimbje që nuk mund të jetë pranë saj në ditën më të veçantë për të.
“Po bëhemi pothuajse një vit pa u parë dhe e kam të vështirë sa herë më duhet të flas apo të shkruaj për ju, sepse shpirti më dhemb aq fort që s’ju kam pranë dhe nuk do i gëzojmë këtë herë ditëlindjet tuaja së bashku. Motra ime, mbështetja e vetme pa kushte dhe gjysma ime më e mirë, u bëfsh 1000 vjeç! Kaq, se e di që pasi të shikosh këtë mesazh do të ha disa të shara të ëmbla nga ti”. /tvklan.al