Sali Berisha: “Janë rreth 6 mijë familje të tjera që miratohen për legalizimin e banesave. Qeveria çdo javë gjatë 2 muajve të fundit ka miratuar së paku 5 deri në 6 mijë banesa për legalizim. Është emergjente të vijë vendimi të mërkurën tjetër, unë dua vendimin e përdorimit të letrave me vlerë. U kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve, … por vendimi do tu njohë atyre plotësisht dhe tërësisht të drejtën që 80% të vlerës ta paguajnë me letra ,me vlerë. Kjo është së pari një mbajtje e premtimit tonë ndaj disponuesve të letrave me vlerë. Së dyti është një lehtësim për të gjithë ata të cilët legalizojnë objektet dhe e kanë mirëpritur shumë. Vendimi u njeh të drejtën edhe atyre që kanë paguar dhe para të blejnë letrat me vlerë, të shkojnë të derdhin 80% e letrave me vlerë dhe të shkojnë të marrin paratë.”/tvklan.al